Vrasja “e pasionit” në Elbasan, Ramiz Mici shtang hetuesit me sjelljen e tij

Ditën e djeshme ra në prangat e policisë Ramis Mici, 37-vjeçari që vrau me thikë bashkëjetuesen e tij 37-vjeçare, Jetlira Elezi.

Pas kapjes nga policia, ai është marrë në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë Elbasan.

Gjatë marrjes në pyetje ai nuk ka shprehur asnjë pendesë për krimin e kryer.

Krejtësisht i ftohtë ka pranuar para policisë dhe prokurorit të çështjes autorësinë e krimit, por nuk ka dhënë shpjegime të qarta mbi motivet.

Kjo bën që organi i akuzës të vijoj të ketë dyshime se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive xhelozie.

Ramiz Mici dhe Jetlira Elezi bashkëjetonin pas divorceve që kishin pasur më parë.