Reagon Mogherini: Jo vetëm Prishtina, por edhe Beogradi shkeli marrëveshjen e mbrëmshme
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian,
Federicka Mogherini ka shprehur "keqardhje për të gjitha
palët e dialogut", pasi asnjëra nga
palët nuk e kanë respektuar takimin e mbrëmshëm në Bruksel.
"Më vjen keq që nuk i janë përmbajtur të gjithë kësaj dhe i ftojmë që të përmbahen dhe zhvillimet t'i ndërtojnë mbi bazën e marrëveshjeve të arritura dje", ka thënë
përfaqësuesja për media e Federika Mogherinit, Maja Kocijancic.
Federicka Mogherini tha se të dyja
palët ranë dakord për të kapërcyer tensionet, por që u shkel nga të dyja
palët.
Ndërkohë, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, i ka kërkuar Mogerinit të marrë masa ndaj Kosovës për shkeljen e marrëveshjes, transmetojnë mediet serbë.
Ndërkohë,
Mogherini është shprehur se ka pasur shkelje të marrëveshjes nga të dyja
palët pjesëmarrrëse në Bruksel.
Ajo tha se i falënderon
palët nga Beogradi e Prishtina për dialogun konstruktiv, dhe theksoi se është e rëndësishme që të ruhet dialogu në nivel të presidentëve dhe kryeministrave. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2017,
ora 14:20