Rezistenca e Ukrainës, Zelensky: Nuk do të ndalemi për të rifituar territorin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë ndalim në luftimet për të rifituar territorin e humbur nga Rusia, pasi Kievi tha se trupat e tij kishin avancuar në bregun lindor të lumit Oskil, duke kërcënuar forcat pushtuese ruse në Donbas.

Deklarata vjen pas arritjeve të shpejta të Ukrainës në Kharkiv këtë muaj.

“Ndoshta disave prej jush duket se pas një serie fitoresh ne tani kemi një lloj qetësie. Por nuk do të ketë qetësi. Ka përgatitje për serinë e radhës… sepse Ukraina duhet të jetë e lirë”.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha gjithashtu se fitorja për Ukrainën nënkuptonte largimin e forcave ruse nga i gjithë vendi dhe u zotua për mbështetjen e SHBA-së për aq kohë sa duhet.


Shtuar 19.09.2022 14:34