Stuhia e rërës së Saharasë godet Evropën, ndodh fenomeni i rrallë në këto dy shtete

Një fenomen i rrallë natyror ka ndodhur, pas një stuhie rëre nga Saharaja, e cila ka goditur Europën.

Qielli në Britaninë e Madhe është bërë portokalli pasi një ‘bombë pluhuri’, pas kësaj stuhie.

The Mirror shkruan se reja e pluhurit, e cila është 2 km mbi nivelin e tokës, mund të bjerë gjatë shirave në pjesët jugore të Britanisë të mërkurën pasdite.

Pjesë të Spanjës tashmë janë mbuluar me një shtëllungë të trashë dhe fotot live tregojnë qiejt duke u bërë portokalli në Londër, Kent sot. Në East Sussex, banorët janë fotografuar duke fshirë shtresat e pluhurit portokalli nga makinat e tyre.

Rëra, e ngritur lart në atmosferë nga stuhitë e shkretëtirës, aktualisht po bën kërdi në Spanjë, por së shpejti do të jetë në rrugën e saj për në Leicestershire sot. Imazhet e kapura nga satelitët kanë treguar gjithashtu pluhur mbi Francë. Parashikuesit thonë se ndikimi nuk ka gjasa të jetë i rëndësishëm, me pluhurin potencialisht më të dukshëm në perëndim të diellit.


Shtuar 16.03.2022 17:26