Reagon Gorani dhe Mirena: Po themelojnë institut jo parti
Dukagjin Gorani dhe Ilir Mirena kanë përgënjeshtruar shkrimin e publikuar në një ueb-portalin (Indeksonline) se ata së bashku me Berat Buzhalen, po planifikojnë formimin e një partie politike.

Para Goranit e Mirenës, Buzhala përmes një reagimi në Facebook, ndërkaq, përqeshi artikullin në fjaleë, duke thënë se vazhdon të jetë pjesë e PDK'së dhe se nuk ka me raporte miqësore me Goranin.

“Artikulli i Indeksonline është denigrues për shkak se na apostrofon, duke mos na kontaktuar fare. Tutje, artikulli nuk ka autor dhe i referohet ‘burimeve anonime’ e të cilat përdoren vetëm si arsyetim për shpifje dhe denigrim.

Sa për qartësim: ajo që është e vërtetë është fakti se jemi në proces të themelimit të Institutit Liberal Demokratik, një institucion ‘think-tank’ që do të angazhohet në hulumtime sociale dhe politika zhvillimore. Besoj se kemi të drejtë ta themelojmë dhe se kjo nuk paraqet ndonjë lajm me rëndësi", thuhet ne reagimin e Dukagjin Goranit dhe Ilir Mirenes dërguar Gazetës Express.

“Po ashtu, është e vërtetë që, së bashku me z. Ilir Mirena dhe një grup kolegësh, gjatë muajve të kaluar kemi diskutuar mundësinë e themelimit të një subjekti politik, i cili do të bazohej në parimet e demokracisë liberale. Mirëpo, këtu, apostrofimi i z. Berat Buzhala dhe i partisë Aleanca Kosova e Re është krejtësisht i pavërtetë. Asgjë në këto nisma nuk ndërlidhen me z. Buzhala apo me z. Behgjet Pacolli—i cili po ashtu apostrofohet pa të drejtë. Kjo do të mund të vërtetohej shumë lehtë nëse do të kontaktoheshin edhe ata—diçka që Indeksonline nuk e ka bërë qëllimisht".

"Të gjitha pohimet konspirative të ‘burimit anonim’ të Indeksonline rreth ‘qëllimeve’ tona janë të pavërteta dhe naive. As unë, e as z. Mirena nuk jemi persona aq të rëndësishëm—larg asaj—që të mund t’i ‘mbajmë nën kontroll’ liderët e ndryshëm partiakë. Këtu, Indeksonline është qesharak ngase e mbivlerëson krejtësisht kapacitetin tonë si qytetarë të rëndomtë për të pasur ndonjë ndikim në rrjedhat politike e partiake. Përfundimisht, as unë e as z. Ilir Mirena nuk mbajmë më poste zyrtare, andaj apostrofimi ynë si persona privatë nga ana e Indeksonline është ofendues dhe denigrues", përfundon reagimi i Goranit dhe Mirenes. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2013, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori