Reagon Fatos Klosi: Isa Mustafa fshihej gjatë luftës (VIDEO)
Ish shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi mohon se Shërbimi Sekret Kombëtar i drejtuar prej tij bashkëpunonte me Serbinë, gjë për të cilën u vu nën akuza nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Në një intervistë për Ora News, Fatos Klosi thotë se Mustafa ka arsye që lidhen ngushtësisht me interesa politike për të fshehur një tjetër të vërtetë të madhe që është e shkuara e tij.

Shqipëria sipas Klosit në kohën kur ai drejtonte shërbimin informativ, bashkëpunonte me shumë vende perëndimore, por kurrë me Serbinë dhe vendet e lindjes.

"Më erdhi shumë keq për gjuhën që përdori duke më quajtur mua kryespiun. Është injorante të më quajë mua kryespiun. Unë kam përçarë UÇK-në?! Është absolutisht e kundërta, ata që kanë qenë në UÇK e dinë shumë mirë, ky s'ka qenë ndonjëherë, ky trembej nga UÇK-ja. Ky bën pjesë në atë qeveri në emigracion, që ka qenë jashtë Kosovës. Gjatë gjithë luftës ka qenë jashtë Kosovës. Nuk më intereson ku ka qenë, por ai nuk ka gojë të flasë për bëmat e UÇK-së, dhe të japë opinion për UÇK-në. Ne quanim armikun kryesor të shqiptarëve Serbinë dhe ka qenë në krye të listës. Nuk kishte asnjë shans që të kishim bashkëpunim me serbët në atë kohë. Hë për hë ka interesa në valle. Këta që nuk luftuan duhet ta justifikojnë pse nuk luftuan, dhe fshihen pas filozofisë së Rugovës. Ai duhet të justifikojë veten e vet, është kryeministër i Kosovës, Kosovë që lindi nga kjo luftë dhe ai nuk ishte pjesë e saj dhe mbron Rugovën për të mbrojtur veten e vet. Ai ishte i fshehur gjatë luftës, asnjeri nuk e dinte se ku ishte dhe çfarë bënte. “
Klosi shkon me tej kur flet edhe për rolin e Rugovës në shpalljen pavarësisë se Kosovës. Ai thotë se nëse nuk do të ishin vendet e huaja Kosova sot nuk do të ishe e pavarur", është shprehur ish shefi i SHIK.

"Unë nuk isha dakord me filozofinë e Rugovës, meqë e kisha parë se për shumë vite ajo filozofi nuk kishte çuar asgjëkundi gati gati kisha bindjen se ajo I pëlqente Serbisë. Prandaj ajo e kishte toleruar. Nuk ishte aq e thjeshtë të toleronte Serbia që paska president Kosova. Rugova këtë thoshte gjithmonë: Mos u ngusni e kemi qeverinë, ndërkohë që ajo qeveri nuk ishte efektive. Iu lanë vetëm shkollat pasi u kërkua me ngulm, dhe qe një aktivitet shumë i vogël dhe nuk përfaqësonte një autonomi reale. Me fillimin e luftës filozofia e rugovës mori fund dhe doli nga loja. Kur Millosheviçi qe i detyruar të zbonte Kosovarët, asnjëherë nuk kishte për të ndodhur kjo me Rugovën në krye, asnjëherë", shprehet Klosi. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2015, ora 17:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori