Reagon familja e aktivistit të vrarë të LDK-së: Arrestimi i Salih Mustafës, lajm i mirë
Një profil në rrjetin social ‘Facebook’ me emrin e Haki Imerit që besohet se menaxhohet nga familjarë të të ndjerit ka reaguar pas arrestimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale në Kosovë.

Mesa thuhet në postim, arrestimi i Salih Mustafës është i rëndësishëm për drejtësinë dhe për viktimat. Po ashtu, sipas asaj që thuhet në postim, zhvillimi i sotëm tregon seriozitetin e Prokurorit Jack Smith.

Postimi:

Arrestimi i Sali Mustafes është nje lajm i rëndësishëm për drejtësinë te gjitha viktimat e tij…Kjo e tregon seriozitetin e Prokurorit Jack Smith dhe ekipës se tij. Do te ketë zhvillime tjera po aq te rëndësishme te kësaj natyre.

Të gjithë ata eprort Sali Mustafes dhe te gjithë ata vartës te tij do ta kenë fatin e njëjtë. Drejtësia nuk harron , ata qe shantazh ojnë dëshmitarët ata sulmojnë direkt Gjykatën Speciale, sulmojnë drejtësinë sulmojnë viktimën sulmojnë vlerat Euroatlantike .Është me rëndësi te ceket se Sali Mustafa ishte shefi i Shikut te Kadri Veselit për Prishtine , organizate kjo kriminale e e vlerësuar nga mekanizma profesional te drejtësisë…Pra do te vërtetohet se Shiku pjelle e QPK -se duhet te jete përgjegjësi kyç për tere dhunën politike ne Kosove…”, përfundon reagimi.

Haki Imeri, ishte aktivist i LDK-së dhe ishte vrarë në rrethana ende të pasqaruara në nëntor të vitit 1999 në fshatin e tij. Presidenti Thaçi ndërkohë në vitin 2017 e kishte dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës, Hero i Kombit”.
Shtuar më 24/09/2020, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori