Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Reagon familja e Agron Sylejmanit pas bastisjes nga EULEX-i dhe Policia
Raportimet se Policia e Kosovës dhe EULEX-i ka bastisuar shtëpinë e Agron Sylejmanit, janë hedhur poshtë nga familja e këtij të fundit.

Në një prononcim për “Indeksonline”, vëllai i Agronit, Driton Sylejamni, ka hedhur poshtë informacionet që u publikuan sot se shtëpia e tyre është bastisur.

“Nuk është e vërtetë që është rrethuar shtëpia e Agron Sylejmanit. Ne jemi në Pejton (Prishtinë) dhe nuk ka kurrfar kontrollore. Nuk e di pse janë bërë këto shkrime. Unë jam në shtëpi dhe kërkush nuk është në shtëpi”, ka thënë ai.

Agroni i cili tashmë është i vdekur akuzohej për vrasjen e aktivistit të LDK-së Imer Imeri në nëntor të vitit 1999.
Shtuar më 05/07/2017, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori