Reagon deputeti i VV-së: Andin Hoti e ke idoll kriminelin më të madh në Kosovë
Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, i cili është i akuzuar për sulm terrorist ndaj Parlamentit, ka thënë se është për keqardhje qysh djali i Ukshin Hotit e ka idoll një kriminel si Kadri Veselin.

Këtë reagim, Krasniqi e ka bërë pas një statusi të djalit të Ukshin Hotit, Andini, i cili ka thënë se Kadri Veseli nuk dorëzohet derisa për Vetëvendosjes ka thënë se po tentojnë të marrin pushtetin me dhunë.

Sidoqoftë, deputeti i VV’së ka thënë se Andini duhet t’i tregojë një thënie të Ukshin Hotit se si kishte thënë se politikanët e Kosovës s’duhet të zhvillojnë luftë për pozitën e tyre në Kosovë por pozitën e Kosovës.

Reagimi i Frashër Krasniqit:

Është shumë dëshpëruese gjendja e Andin Hotit. Me e pasë babë intelektualin më të madh shqiptar, Ukshin Hotin, e me ra në deregje që idoll me e pasë kriminelin më të madh në Kosovë, Kadri Veselin - nuk ka ku shkon ma poshtë.

Me e pasë babë intelektualin më të madh shqiptar, Ukshin Hotin, e me i dal në krah Blerand Stavilecit që e ka zhytë në korrupsion secilën ministri që e ka drejtu, është dëshpërim i madh. Blerand Stavilecin që mendon se fëmijë duhet të lindin vetëm ata që kanë pasuri.

Mirëpo, për dallim prej Blerandit që veç skuqet e shpifë, Andini e paska pranu që Dardani po i djegë fort Klanit Pronto :).

Andin, tregoja të lutem Kadri Veselit, i cili për pozitë të vetën personale e ka bllokuar gjithë jetën institucionale, këtë thënie të Ukshin Hotit: "Politikanët e Kosovës duhet të zhvillojnë luftë parimore për poziten e Kosovës dhe jo për poziten e tyre në Kosovë."


Shtuar më 05/08/2017, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori