Reagon BIK për djegien e flamurit të ISIS-it
Pëlqej
Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar ndaj djegiesflamurit të ISIS-it dje në Prishtinë nga disa të rinj të PDK-së.

BIK vlerëson se organizata ISIS është kriminale dhe nuk pajtohet me veprimet e saj të dhunshme, por se thotë se flamuri që përdoret prej tyre ka elementë të shenjtë të fesë islame.

"Akti i djeshëm i djegies së “flamurit” nga një grup i të rinjve në të cilin është edhe dëshmia islame – shehadeti, është veprim i papranuar dhe në kundërshtim me traditën tonë të tolerancës e mirëkuptimit. Është e vërtetë që ky flamur padrejtësisht po keqpërdorët nga ISIS, organizatë terroriste e cila vepron gjoja në emër të myslimanëve. Mirëpo kjo assesi askujt nuk i jep të drejtë që të përdhosë simbolet islame apo të çfarëdo feje tjetër. Me kohë e kemi thënë dhe e kemi sqaruar se ISIS, nuk vepron sipas mësimeve islame dhe as që është zgjedhur e mandatuar nga myslimanët për përfaqësim", thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Bashkësia Islame thekson më tej se është e bindur se grupi ISIS do ti përfundojë masakrat e saj, pasi nuk do te lejohet nga bota demokratike dhe paqësore./albeu.com/


Shtuar më 09/09/2014, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori