Zëdhënësi i Bashkësisë
Islame të Kosovës,
Ahmet Sadriu, është shprehur se është i brengosur lidhur me
arrestimet e imamëve.
Sadriu ka shtuar se megjithatë "askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe institucionet kompetente janë të lutura ta kryejnë punën e tyre", raporton Rel.
Ahmet Sadriu ka vlerësuar se përgjegjësia për vepra penale te mundshme është vetëm individuale dhe nuk kanë të bëjnë aspak me institucionin e Bashkësisë
Islame të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014,
ora 11:56