Reagon Ban Ki-moon: Dialogu Prishtinë-Beograd nuk ka përparim të konsiderueshëm
Ban Ki-moon Sekretari i përgjithshëm i KombeveBashkuara, ka deklaruar që zbatimi i marrëveshjeve midis Prishtinës dhe Beogradit nuk ka shënuar përparim të konsiderueshëm.

Ban Ki-moon fajësoi të dy palët për mospërmbushjen e detyrimëve që ato kishin.

“Situata e tensionuar politike dhe protestat e opozitës kanë ndikuar në angazhimin e Prishtinës, ndërsa zgjedhjet parlamentare dhe procesi i formimit të qeverisë kanë ndikuar në vëmendjen e Beogradit”, thuhet në raportin që përfshin periudhën nga 16 prilli deri më 15 korrik.

Sekretari i përgjithshëm i KombeveBashkuara ka ftuar udhëheqësit në Beograd dhe Prishtinë që të tregojnë kreativitet, fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis, me qëllim që të arrihet përparim në dialogun për normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve./albeu.com/
Shtuar më 20/08/2016, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori