Reagon AAK-ja për vonesën e hapjes së vendvotimeve në Deçan
Pëlqej
Dega e AAK-së në Deçan ka reaguar për vonesat e fillimit të procesit të votimit.

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së Hajdar Sutaj përmes një postimi nW Facebook ka thënë se në Deçan se po dëmtohet procesi i votimit pasi për 1 orë e 15 min nuk ka filluar procesi i votimit si pasojë e mungesës së vulave.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ne Deçan dikujt shumë po i intereson me demtu procesin e votimit.

Dje kishim problemin e zhdukjes se 44 fletëvotimeve per Kryetar…gjatë rruges nga KQZ (në Prishtinë) deri në KKZ (në Deçan)

Sot per 1 orë e 15 min (nga ora 7:00 deri ne ora 8:15) nuk ka filluar procesi i votimit si pasoj e ndërrimit të vulave të Qendrave të Votimit (gabim nga KQZ apo KKZ).

Deçanin nuk mund ta shantazhoj askush.
Deçani e ka percaktimin e vetë, identitetin e vetë, krenarinë e vetë, dhe perpjekjet e tilla të kujdo, dhe të cilit do qellim do të shkojnë huq.

Hajdar Sutaj
Sekretar i Pergjithshem i AAK-së në Deçan
Shtuar më 22/10/2017, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori