Me fëmijë për dore mes makinave dhe skutera të përplasur në rrugë, çfarë ndodhi gjatë një jave në Tiranë, Policia Rrugore “lumë” gjobash

15 persona janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë gjatë javës së kaluar në kryeqytet nga kontrollet e policisë rrugore.
Ndërkohë, janë ndëshkuar me gjobë 418 drejtues mhetes, teksa janë bllokuar 10 automjete.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Tiranës

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

Gjatë javës që lamë pas, 15 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë ndëshkuar me masë administrative 418 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

320 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

855 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë vendosur 640 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë vendosur 84 masa administrative, për këmbësorët që nuk respektojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor.

Janë bllokuar 10 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime, nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.


Shtuar 31.07.2023 11:39