Reagimi i parë i Ahmetit pasi ju bashkua Haradinajt (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kuvendi i Kosovës ka miratuar të shtunën Rezolutën e propozuar nga PSD’ja, për bisedimet e Kosovës me Serbinë. Me këtë Rezolutë, kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti, i bashkohet ekipit negociator.

Ahmeti nuk është deklaruar deri më tani për votimin në Kugvend të Rezolutës së propozuar nga partia e tij, mirëpo ai sot ka zgjedhur të reagojë për një çështje krejt tjetër.

Ai ka shkruar në Facebook se pastrimi i rrugëve nga bora në kryeqytet është bërë gjatë natës dhe po vazhdon ende.

“Pastrimi i rrugëve për ti bërë të kalueshme është bërë tërë natën dhe vazhdon edhe tani. Edhe më tutje, ju lusim për qarkullim të kufizuar me vetura dhe për kujdes në vozitje”, ka shkruar Ahmeti.


Shtuar më 16/12/2018, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori