Reagimi i nënës së Donjetës ndaj gjykatës: Mallkuar ju koftë o Zot
Pasi gjykata vendosur ta lirojë të akuzuarin, Naser Pajazitin, nga akuzat për vrasje të Donjeta Pajazitit, i dhimbshëm ka qenë reagimi i nënës së vajzës së ndjerë.

Ajo e ka shprehur mllefin për vendimin e Gjykatës. Thotë se nuk ka shtet në këtë vend.

“Ska shtet as ska kurgjo kut hiq, korruptim është krejt kjo, mallkue ju koftë u zot, qysh qika tu shkue në punë e me mardh në arkivol edhe mas mromi kurgjo, po qysh shkon morr kështu a jeni në veti”, fliste nën lot nëna e Donjetës.
Shtuar më 06/03/2018, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori