Reagimi i Bebe Rexha pasi nuk fitoi asnjë çmim në Grammy Awards
Bebe Rexha ishte nominuar në dy kategori në Grammy Awards.

Por këngëtarja me origjinë shqiptare nuk mundi të fitonte asnjë çmim në eventin e madh muzikor që u mbajt në Staples Center në Los Angeles më 10 shkurt.

Bebe në një postim në Instagram u shpreh se ishte e nderuar që ishte pjesë e Grammy dhe se për të fitorja janë nominimet.

“Faleminderit Grammy Awards për mbrëmjen më të mrekullueshme dhe nderin që isha e nominuar në dy kategori me artistë kaq të talentuar dhe të respektuar. Sonte jam në një festë mes ‘një fituese dhe humbëse’ sepse për mua fitorja janë nominimet,”-shkruajti këngëtarja.

Ndërkohë bashkëatdhetarja e saj Dua Lipa mori dy çmime në 61 vjetorin e Grammy Awards.
Shtuar më 11/02/2019, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori