Bruksel, përfundon takimi Thaçi-Daçiç
Update- Pas dy orë diskutimesh ka përfunduar në Bruksel takimi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, për të vazhduar sërish të mërkurën. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë në Bruksel, Rikard Jozwiak, ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje të arritur.

“Bisedimet për sot kanë përfunduar. Nuk ka marrëveshje, nuk ka deklarata. Bisedimet pritet të vazhdojnë nesër (të mërkurën) pasdite. Atmosfera sot ka qenë shumë e mirë. Dy kryeministrat kanë folur fati tri orë. Burimet e mia thonë se bisedimet kanë qenë shumë të hapura, ndonëse tash për tash nuk mund të flasim për ndonjë arritje. Një gjë të tillë ndoshta mund ta shohim gjatë ditës së nesërme”, ka thënë Jozwiak.


15:50- Shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka nisur takimet me kryeministri e KosovësHashim Thaçi dhe atë Serb Ivica Dacic.

Ky është raundi i pestë i bisedimeve ndërmjet dy kryeministrave, të cilat kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2013, ora 18:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori