Ja kush është Ratko Mlladiç
Pëlqej
Të gjithë personat që kryen krime lufte në ish-Jugosllavi ndodhen në Scheveningen të Hollandës.

Aty ndodhet burgu special i drejtësisë ndërkombëtare.

Pikërisaht aty, ndodhen edhe krimineli i luftës, Ratko Mlladiç, i burgosuri nr.37.

Ratko Mlladiç është i njohur me nofkën "xhelati i Srebrenicës" dhe ishte një strateg ushtakar që besonte se vetëm dhuna, gjaku dhe vrasja ishte zgjidhja për të vendosur "drejtësinë e kombeve".

Madje motoja e tij ishte "Kufijtë janë shenjuar gjithmonë me gjak, dhe kombet janë kufizuar gjithmonë nga varret”.

Mlladiç besohet se ka shkuar deri në urrejtje të etnisë së boshnajkëve për shkak të mënyrës sesi u rrit.

Lindi në vitin 1943 në Kalinovik (në jug të Sarajevës) dhe kur ishte vetëm 2 vjeç ushtashët, fashistët kroatë, i vranë babanë që militonte mes partizanëve të Mareshalit Tito, raporton BIRN.

Në fëmijëri u rrit me varfëri dhe skamje.

Pasi u mor me punë të vogla sa për të siguruar jetesën, hyri në shkollë ushtarake, nga ku edhe pati mjaft sukses në fillimet e tij.

Karriera e tij u lidh drejtpërdrejt me luftërat e përgjakshme që rrodhën në hapësirën e ish-Jugosllavisë, pas shpërbërjes së saj.

Mlladiç i besoi tezës së Millosheviçit: territoret e banuara nga serbët nuk dihet të dilnin jashtë Jugosllavisë.

Në kuadër të kësaj teze të mbrojtur dhe të ngritur lart, Mlladiçi nisi të spastrojë etnikisht boshnjakët.

Ratko Mlladiç është personi që ka kryer masakrën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore në Ballkan, duke lënë të vrarë 8.000 persona në Srebrenicë.

Dëshmitarë dhe ushtarakë që kanë qenë të pranishëm bashkë me krerët ushtarakë si Mlladiç, Karaxhiç apo Millosheviç etj. thonë se ata vuanin nga "trauma" të mëdha të pësuara nga lufta, por edhe për shkak të asaj se çfarë kishin kaluar në jetë.

Millosheviçit i jane vetëvrare në fëmijërinë e tij nëna dhe babai, ndërsa Mlladiçit i eshte vetevrarë bija më 1995-sën.

Sot, "fama e keqe" e Mlladiçit lidhet vetëm me një emër dhe ky emër është qyteti i Srebrenicës, një qytet që u bë hi dhe në të cilin u ekzektuan barbarisht 8.000 myslimanë, vetëm për shkak të etnisë dhe besimit fetar të tyre. /albeu.com/

Shtuar më 07/09/2014, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori