Rasti "Vokshi", gjykata anulon gjobën 250 euro
Pëlqej
Albana Vokshi
Gjykata Komunale e Prizrenit ka anuluar gjobën me vlerë 250 euro të vendosur më 14 nëntor ndaj deputetes së Shqipërisë Albana Vokshi. Dënimi ishte dhënë për mosbindje dhe cenim të zyrtarit në detyrë, pas incidentit që ndodhi në pikën e kalimit kufitar të Merdares, ku deputetja e Shqipërisë u përfshi në debat me efektivat e Shërbimit Policor të Kosovës.

Albana Vokshi nuk e pagoi gjobën në moment, ndërkohë që gjykata e Prizrenit e ka anuluar vendimin e saj të mëparshëm për ndëshkimin e deputetes.
Shtuar më 27/11/2010, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori