Limaj i shpëton arrestit shtëpiak
Update- Fatmir Limaj dhe 9 ushtarët e UÇK-së janë liruar nga dënimi i arrestit shtëpiak. Këtë e ka konfirmuar avokati i tij Tom Gashi.

“Sikurse është pritur është liruar nga arresti shtëpiak Fatmir Limaj dhe gjithë bashkëluftëtaret tjerë. Ky është një lajm i mirë dhe mund ti pri aktgjykimit lirues që pritet të ndodhë më 17 shtator”, tha Gashi. /albeu.com/


....................


12:26 - Tomë Gashi, avokati i Fatmir Limajt ka thënë se vendimi për rastin "Kleçka" do të merret më 17 shtator. Gashi ka theksuar se në 17 shtator do të jepet nga trupi gjykues vendimi përfundimtar për Limaj dhe 9 ish ushtarët UÇK-së.

Ndërsa prokurori Salustro nesër do të japë fjalën e tij përfundimtare, më pas mbrojtja e Limajt dhe më 10-11 shtator do ta kenë fjalën avokatët e tjerë, shkruan Express.

“Tani dihet data e përfundimit të gjykimit të z.Fatmir Limajt dhe 9 ish-ushtarëve të UÇK’së. Sot jemi njoftuar se kryetari i trupit gjykues do të shpallë aktgjykimin për Rastin Kleçka më 17. O9.2013 dhe në atë ditë do të kemi vendimin përfundimtar në rigjykimin maratonik për Limajn dhe të tjerët. Nesër Prokurori, z.Salustro, do të paraqes fjalën përfundimtare, pas tij këtë do ta bëj mbrojtja e Limajt dhe pastaj më datën 10 dhe 11 shtator do të pasojnë fjalët përfundimtare të avokatëve të tjerë.

Përfundimisht do ta kemi verdiktin definitiv më 17.09.2013. Mbrojtja e Limajt është e bindur se mund të kemi vetëm aktgjykim lirues për Fatmir Limajn dhe 9 bashkëluftëtarët e tij, ngase me asgjë nuk është vërtetuar e kundërta e lirimit të F.Limaj dhe të tjerëve në maj të vitit 2012. Ne kemi pasur një rigjykim epilogu i tè cilit në bazë të ligjit dhe drejtësisë është ditur nga dita e parë”, ka thënë Gashi. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori