Rasti ‘Ivanoviç’: Serbia kyç fut BIA-n, zgjeron hetimet në veri
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili i ka dalë në mbrojtje të dyshuarit kryesor për vrasjen e Ivanoviçit Millan Radojiçiçit, nënkryetar i Listës Serbe, ka thënë se për ta zbardhur vrasjen e liderit të SDP-së është angazhuar një ekip i specializuar i BIA-s, i cili është duke vepruar në Kosovë.

Ndërsa kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Sylë Hoxha ka njoftuar se hetimet janë zgjeruar në veri edhe për katër policë të tjerë, shkruan gazeta “Zëri”.

Mitrovicë. Edhe pas 20 muajsh nga vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviq hetimet që është duke i zhvilluar Prokuroria Speciale e Kosovës nuk kanë shënuar asnjë përparim.

Deri më tani nuk ka asnjë zhvillim që do të mundë të dërgonte të vrasësi ose te vrasësit e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviç, i cili u vra më 16 janar 2018, para zyrave të partisë së tij.
Shtuar më 21/09/2019, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori