Rasti i Ali Halitit bëhet edhe më misterioz, "zhduket" edhe Ylli Latifi
Ashtu siç u bë shumë shpejt top-lajm si një rast i dhimbshëm, po aq shpejt u bë skandal medial dhe në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Ali Halitin "nga fshati Poklek", për të cilin pretendohej se kishte shkuar në Angli në përpjekje për të mbledhur para për shërimin e vajzës së sëmurë në Kosovë.

Sipas rrëfimit fillestar, ai flinte metrove të Londrës, por identiteti dhe vërtetësia e këtij rasti doli e dyshimtë pasi atë askush nuk e njeh në Poklek.

Menjëherë pas publikimit të rastit është mbyllur edhe llogaria në Facebook e Ylli Latifit, personit që e bëri i pari publik lajmin mbi gjendjen e Ali Halitit.

Zëdhënësi Baki Kelani tha për RTK-në se pasi bëhet fjalë për një shtet tjetër, Policia nuk mund të merret me këtë rast.

RTK ka provuar të kontaktojë edhe Ambasadën e Kosovës në Londër, por kjo ishte e pamundur. Mirëpo, në një deklarim të fundit të saj, Ambasada hedh poshtë deklarimet se personi me emrin Ali Haliti ka kërkuar ndihmë dhe se një e tillë nuk i është ofruar.

Fotografia që pretendohet se ishte një person me emrin Ali Haliti, u bë e njohur në Facebook, si i pastrehuri që flinte në metrot e Londrës për të shëruar vajzën e tij të sëmurë nga epilepsia. Por, hetimet treguan se në fshatin Poklek nuk ka person me këtë identitet.
Shtuar më 08/01/2015, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori