Një prej rasteve më të mëdha të krimit të
organizuar tashmë është mbyllur pa proces gjyqësor.
Krejt kjo për faj të një prokurori të EULEX-it i cili kishte ngritur aktakuzë pas afatit ligjor.
Të akuzuarit në rastin Apex tashmë janë të lirë. Aktakuza kundër tyre është
hedhur poshtë përfundimisht nga
Gjykata e Apelit, raporton Insajderi.
Kjo gjykatë e shkallës së dytë e ka vërtetuar vendimin e shkallës se parë, të datës 30 dhjetor 2015, marrë nga gjyqtarja Kateien Gabriel Wittenem, duke
hedhur poshtë
hedhur poshtë aktakuzën kundër 11 personave të ngarkuar mes tjerash për krim të
organizuar.
Në këtë vendim thuhet se “
Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore në ankesë gjeti se: Ankesa e Prokurorisë speciale të republikës së Kosovës është e pabazuar”.
Ndërsa në arsyetimin e saj thuhet se
gjykata e shkallës së parë në vendimin e muajit nëntor të vitit të kaluar “e pati
hedhur poshtë si të palejueshme dhe të parregullt aktakuzën e prokurorisë speciale të Kosovës dhe ka pushuar procedurën penale kundër të pandehurve”.
Këtë lëndë në prill të vitit 2016, Apeli e pati kthyer në gjykim duke marrë si referencë vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës e cila kishte vendosur që aktakuza në rastin e KEK-ut në të cilën është i përfshirë Sami Lushtaku të kthehet në gjykim.
Por
Gjykata Themelore në nëntor të vitit të kaluar iu përgjigje asaj me
hedhur poshtë të aktakuzës për shkak se Prokurori special Allen Cansick ishte vonuar 27 ditë atë, shkruan Insajderi.
11 të dyshuarit në këtë rast ishin vëllezërit Arben e Astrit Krasniqi, Armend Neziri, Mujë Berisha, Gani Zeqiri, Kushtrim Hakaj, Arsim Mulliqi, Luan Halili, Agron Hoxha, Ilir Morina dhe Avni Morina për krim të
organizuar, detyrim, shtrëngim dhe posedimi të paligjshëm të armëve dhe narkotikëve.
Vëllezërit Krasniqi janë pronarë të lojërave të fatit “Apex”.
“Qëllimi i këtij grupi ishte përftimi material duke shfrytëzuar forcën dhe kërcënimet serioze për t’i detyruar bizneset apo individët tjerë që t’i mbyllin kazinotë e tyre, të largojnë makina të caktuara të lojërave të fatit, apo të veprojnë sipas kushteve të pafavorshme për ta”, pretendon prokuroria në aktakuzë.
Veprat penale të pretenduara përfshijnë periudhën nga viti 2008 – 2013 dhe ndërlidhen me lojërat e fatit dhe të industrisë së kazinosë në Kosovë.
Prokuroria pretendon se që nga viti 2008, deri në kohën e arrestimit, Arben Krasniqi dhe Astrit Krasniqi si pronar të Kompanisë së Kazinove, Apex “Play4win” kishin themeluar
organizuar, mbikëqyrur, menaxhuar dhe drejtuar aktivitetet e një grupi të
organizuar kriminal.
Shtuar më 03/03/2018,
ora 13:33