Skandaloze! 3 orë në kërkim të ambulancës, prindërit me djalin në gjendje kritike nisen drejt spitalit

Policia e Shtetit ka ndaluar një familje me makinë private tek “Pallati me Shigjeta” pasi po udhëtonin pa autorizim.

Burime pranë vendngjarjes bëjnë me dije se familja në fjalë po tentonte të dërgonte djalin e tyre në spital pasi prej 3 orësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore me temperaturë 40 gradë.

Mësohet se prindërit e djalit të sëmurë kanë telefonuar prej 3 orësh ambulancën dhe ndihma mjekësore nuk ka ardhur pavarësisht ndihmës së kërkuar.

Edhe pas kontaktimit nga ana e policisë me ambulancën, është dhënë përgjigja se nuk ka asnjë ambulancë të lirë, prandaj familja është shoqëruar nga policia drejt spitalit për të marrë mjekimin e nevojshëm për të miturin. /albeu.com/


Shtuar 27.03.2020 18:42