Rasmussen: NATO dhe BE më të fuqishme me Ballkanin
Pëlqej
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen i cili së shpejti përfundon mandatin në krye të NATO-s, për t’u zëvendësuar nga norvegjezi Jens Stoltenberg është shprehur se Ballkani duhet të anëtarësohet në NATO dhe në BE, me qëllim që botës ti shtohet akoma dhe më tej siguria.

Ai tha se "vendet e Ballkanit do ta ndihmonin aleancën ushtarake, ashtu sikundër edhe BE-në, por edhe këta të fundit shtetet ballkanike".

“Liria nuk ka çmim. Siguria dhe liria nuk mund të merren si të garantuara. Siguria nuk vjen falas, por pasiguria kushton shumë më shtrenjtë”, tha Rasmussen në Bruksel.

Shefi i NATO-s ka kujtuar se në botë sot ka shumë konflikte, duke nisur që nga ai në Ukrainë, krimet që po i bën ISIS-i dhe situata në Siri e të gjitha këto kanë nevojë për një NATO më të fuqishme, e cila vendos "balancat e paqes në botë". /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori