Sekretari i përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në një intervistë eksluzive për 'Koha Ditore' konfirmon se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, për këtë arsye shefi i NATO-s zotohet se Aleanca përmes misionit të KFOR-it në Kosovë do të bëjë çmos për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë.
Duke folur për veriun, sekretari i përgjithshëm i NATO-s angazhohet për një zgjidhje politike, përmes dialogut. Ai përsërit vërejtjet e tij se EULEX-i nuk ka kapacitete të duhura për të kryer të gjitha detyrat dhe thotë se për këtë NATO-ja dhe BE-ja flasin haptas mes vete.
Ai vlerëson lart kontributin e NATO-s në Kosovë në këto 13 vjet, prej kur ka nisur misioni i KFOR-it, ndërkohë sa i takon
planeve për shkurtime të reja në praninë e NATO-s në Kosovë, thekson se realizimi i këtyre
planeve është shtyrë deri në një kohë tjetër për shkak të incidenteve në veri. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2012,
ora 10:28