ZYRTARE/ Milani nënshkruan me portierin e Olympic Lyon

Ashtu siç pritej, portieri rumun Ciprian Tatarusanu ka firmosur me Milanin. 34 vjeçari vjen te kuqezinjtë nga skuadra e Lyon.

Skuadra italiane ka derdhur në arkat e klubit francez për kartonin e Tatarusanu-t, 500 mijë euro.

Tatarusanu e njeh mjaft mirë Serie A pasi ka luajtur për Fiorentina për tre sezone. Tek kuqezinjtë, ai do të marrë rolin zëvendësuesit të Gianluigi Donnarumma.

Te Milan ai do të mbajë veshur fanellën me numrin 1.


Shtuar 12.09.2020 07:55