Rashkoviç mbron dëshminë për rastin "Çakallët"
Njëri nga dëshmitarët kryesorë për krimet e forcave serbe në fshatin Qyshk, Zoran Rashkoviç, pjesëtar i formacionit paramilitar “Çakallët”, ka thënë se qëndron prapa fjalëve që ka thënë në procesin gjyqësor për këtë rast.

Komentet e tij për Radion "Evropa e Lirë" vijnë pasi njësia për krime lufte e Gjykatës së Apelit në Beograd ka revokuar vendimin e shkallës së parë, me të cilin “Çakallët” janë dënuar me burgim shumëvjeçar, për shkak të krimeve në fshatrat afër Pejës, gjatë vitit 1999.

Lënda i është kthyer Gjykatës së Lartë në Serbi për gjykim të sërishëm.

“Mendoj se sot qëndrimi i Serbisë është që të mos flitet shumë për krimet serbe dhe unë do të dëgjoj sërish nënën Serbi”, ka thënë Rashkoviç.

Lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit në Beograd, kanë reaguar përfaqësuesit e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në Serbi. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori