E FUNDIT/ Interi "zbret me këmbë në tokë" Juventusin (VIDEO)
Rashkë, nxirren 45 trupa shqiptarësh të vrarë
Në Rashkë të Serbisë deri më tani janë gjetur trupat e 45 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së Kosovës.

Javën tjetër do të nisin edhe gërmimet e reja në Rudnicë dhe për një muaj pritet të përmbyllet edhe gjetja e të gjitha trupave që gjenden në varrezën masive.

“Ndoshta edhe të hënën do të fillojë gërmimi në Rudnica 2, e cila ndodhet përballë me lokacionin që e përfunduam. Por terreni është tejet i vështirë. Atje, sipas ekspertëve serbë të gjeodezisë, janë llogaritur rreth 4000 kubik dhé që duhet të largohen. E që në kohë do të nevojitet rreth një muaj për largimin e dheut”, tha Arsim Gërxhaliu për "Tribuna".

Ai nuk ka folur për numrin e saktë sesa persona mund të ketë në Rashkë, por ajo që dihet se kjo varrezë masive është ndër më të mëdhatë në Serbi. /albeu.com/



Shtuar më 27/06/2014, ora 09:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori