Zjarr i madh në një pallat në Tiranë, të gjithë banorët nxirren jashtë (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e dytë të një pallati në katin e dytë të pallati në zonën e Freskut në Tiranë.

Shërbimet e policisë kanë evakuuar të gjithë banorët e pallatit ndërsa po punohet për shuarjen e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 17.11.2021, rreth orës 18:20 në rrugën “Fadil Deliu”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com


Shtuar 17.11.2021 18:44

Tags: