Rashiç: Me bojkotin parlamentar serbët nuk kanë fituar asgjë
Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiç, ka deklaruar se serbët nga bojkotimi dymujor në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, nuk ka fituar asgjë.

“Me bojkotin e Listës serbe nuk kemi fituar asgjë dhe me siguri e kemi humbur gjithë vitin 2015, pasi në fund të shkurtit e në fillim të marsit fillohet me alokimin e mjeteve për financimin e projekteve dhe tashmë kemi humbur kontrollimin e këtyre mjeteve meqë nuk mund t’i destinojmë ashtu siç ishte parashikuar me projekte”, ka thënë për gazetën “Blic” të Beogradit Nenad Rashic.

Rashiç, i vetmi deputet serb që nuk e ka bojkotuar punën e Parlamentit të Kosovës, ka thënë se dy Ministritë që i takojnë bashkësisë serbe, Ministria për Komunitete e Kthim dhe ajo e Administratës lokale, po funksionojnë pa probleme.

Ai ka sqaruar se zëvendës/ministrat, në mungesë të Ministrave serbë që po bojkotojnë, kanë marrë përgjegjësinë dhe të gjitha aktivitetet. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2015, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori