Rashiç: Jabllanoviçi të japë dorëheqje
Ish-ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale Nenad Rashiç është shprehur se Aleksandër Jabllanoviçi duhet të japë dorëheqje për shkak të gjithë asaj që ndodhi.

Rashiç tha në Klan Kosova se një deklaratë si ajo e Jabllanoviçit nuk do ta bënte kurrë dhe se edhe nëse do ta bënte do të jepte dorëheqje.

“Kurrë nuk do të deklaroja atë që ka deklaruar Jabllanoviçi. Nëse do ta kisha thënë atë, do të jepja menjëherë dorëheqje”, ka thënë Rashiç.

Rashiçi tha se Jabllanoviçi dhe deputetët e Listës Serbe ngjajnë sikur nuk jetojnë në Kosovë, por në Serbi.

Sipas tij, serbët nuk duhet të varen as nga Prishtina dhe as nga Beogradi, por ata duhet të kenë pikë mbështetëse Brukselin./albeu.com/
Shtuar më 29/01/2015, ora 19:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori