Rashiç: Lista Serbe do kthehet shpejt në institucione
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiç, ka thënë se është çështje ditësh kur deputetët e Listës Serbe do të kthehen në institucionet e Kosovës.

"Negociatat e Listës serbe me qeverinë e Kosovës janë në fazën finale. Mesazhet nga presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Mustafa janë mesazhe të qarta.

Të gjithë ne e duam stabilitetin. Në ditët në vijim do të flasim me më shumë dinamikë", ka thënë Rashiç për "RTK"-në.

Gjithashtu, Rashiç ka shtuar se Asociacioni do të krijohet në bazë të Marrëveshjes së Brukselit. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2017, ora 10:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori