Heq dorë përfundimisht nga muzika? Noizy i futet një tjetër profesioni

Pas rolit që pati në një film gjerman disa vite më parë, Noizy-n do ta shohim sërish në aktor. Reperi ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale se do të luajë në serialin ‘Der Trakt’. Ylli i muzikës do të luajë krah aktorëve të njohur shqiptar, Blerim Destani dhe Xhevdet Jasharit.

“Dita e xhirimeve, seriali ‘Der Trakt’”, ka shkruar reperi krahas një fotografie që ka ndarë në rrjete sociale. Kujtojmë që Noizy mori pjesë në filmin me titull “Man from Beirut” ose “Blind” të vitit 2019. Ai luajti krah aktorit gjerman Frederick Lau por pjesë e tij ishte gjithashtu dhe Blerim Destani.