Raportuesi për vizat vetëm shpreson te liberalizimi
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, gjatë vizitës së tij në Kosovë ku po i mbledh përparimet që i ka bërë vendi sa i përket liberalizimit të vizave ka thënë se e kupton që ka pritje të mëdha për heqjen e vizave pas ratifikimit te demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka shtuar se nuk duhet fajësuar vetëm BE për vonesë të heqjes së vizave pasi sipas tij Kosovës këtë është dashur ta kryej këtë para dy viteve me Gjeorgjinë e Ukrainën.

Soltes ka thënë se personalisht është duke e bërë më të mirën për Kosovën dhe kjo do të vërehet mjaftë qartë në raportin që do të publikohet.

"Ne nga Parlamenti Evropian jemi në favor të Kosovës për heqjen e vizave por kjo varet edhe nga raportet tjera që përgatiten. Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar por edhe reforma në sistemin gjyqësor dhe pavarësia e prokurorëve janë tema më rëndësi që janë diskutuar lidhur me liberalizmin e vizave", tha ai para mediave.

Soltes theksoi se edhe transparenca në institucionet publike është një çështje e rëndësishme.

Lidhur me premtimet e liderëve shtetërorë se liberalizmi i vizave do të ndodhë shumë shpejt, gjatë këtij viti, Soltes ka thënë se të gjithë janë në përpjekje për plotësimin e kërkesës për vizat që kjo të ndodhë në muajt vijues.

"Pritjet janë shumë të mëdha, por siç e dini kjo nuk varet nga Parlamenti Evropian. Sinqerisht shpresojë që vërtet do të ndodh deri nga fundi i këtij viti", përfundoi ai.


Shtuar më 06/06/2018, ora 12:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori