Shkrumbohet gjatë natës Benzi në Krujë

Një makinë është djegur mbrëmjen e së enjtes në Krujë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Derven, Krujë, ku është djegur mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit P.Gj., të cilën e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje, policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë

Më datë 26.06.2020, rreth orës 01:50, në fshatin Derven, Krujë, është djegur mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit P.Gj., të cilën e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 26.06.2020 06:09