Raporti, 24.5% e popullsisë e papunësuar
Kosova karakterizohet me një strukturë shumë të re të popullsisë ku të rinjtë e moshës prej 10 deri në 19 vjeç përbëjnë kategorinë më të madhe të moshës. Sa i përket gjinisë llogaritet të ketë më shumë meshkuj se femra, ndërsa ka zvogëlim të shkallës së lindjeve në dekadën e fundit.

Në raportin e fundit të regjistrimit të popullsisë rezulton se 24.5% e popullsisë së moshës 15 deri 64 vjeçare ka vende pune. Në këtë përqindje, femrat janë veçanërisht në pozitë të pafavorshme. Prishtina ka më së shumti banorë me rreth 200 mijë, pas saj vjen Prizreni dhe i treti me radhë është Ferizaj për nga numri i banorëve. /albeu.com/


Shtuar më 21/09/2012, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori