Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së premtës ka emëruar shefin e stafit të kryeministrit Ramush
Haradinaj,
Avni Arifi, edhe
shef të negociatave me Serbinë, që po zhvillohen me ndërmjetësim të Bashkimit Europian.
Kryeministri para se të hidhte në votim në Qeveri propozimin e tij, tha se vendimi për ta emëruar Arifin si
shef të negociatave me Serbinë, vjen pas një kërkese të ndërmjetësues së BE’së, Frederica Mogherini, që të caktohet një person që do të merrej me këto negociata.
Para se të caktohej që në këtë pozitë të emërohej
Avni Arifi,
Haradinaj tha të jetë konsultuar për këtë edhe me presidentin Hashim Thaçi, e edhe me partnerët e koalicionit Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj.
Negociatat Kosovë-Serbi, tani do të zhvillohen në nivel presidentësh. Pra ndërmjetësuesja Mogherini në zyrën e saj do të pres Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vucicin.
Kryeministri
Haradinaj edhe pse nuk do të jetë aty, ai ka zgjedhur personin e tij më të afërt që të jetë aty, dhe ky pra është
Avni Arifi, që njëkohësisht është edhe
shef i stafit të shefit të Qeverisë.
Shtuar më 12/01/2018,
ora 16:10