Ramushi nuk kënaqet me 80 zv.ministrat që ka, edhe një të ri e emëron
Pëlqej
Qeveria e Kosovës, ka emëruar sot si zëvendësministër Gjergj Bekën nga Aleanca Kosova e Re(AKR) në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

Beka, përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se nga sot ka marrë detyrën e zëvendësministrit në MMPH.

“Falënderoj Presidentin Behgjet Pacolli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj për besimin e dhënë dhe zotohem se do angazhohem dhe do të punoj me nderë dhe përgjegjësi ashtu siç kam punuar deri me sot.”, ka shkruar Beka .

Ndryshe, Gjergj Beka ka qenë i punësuar në komunën e Mitrovicës, si zyrtarë për gjendje civile.
Shtuar më 09/11/2018, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori