Ramush Haradinaj dorëzon zyrtarisht në Kuvend letrën e dorëheqjes
Sot, kryeministri në dorëheqje i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend, letrën e dorëheqjes së tij.

Letra e dorëheqjes u është proceduar menjëherë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare.

Vendimin për dorëheqje, Haradinaj e ka kumtuar të premtën pas mbledhjes së qeverisë, ku janë miratuar një serë vendimesh.

Arsyetimi për largim nga pozita e Kryeministrtit, ishte ftesa për intervistim në Gjykatën Speciale në cilësinë e të dyshuarit.
Shtuar më 22/07/2019, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori