Ka për t’i paguar 8.3 milionë dollarë dëmshpërblimin Johnny-t, lëvizja e radhës e Amber Heard për të gjetur paratë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me Amber Heard që pas gjyqit me Johnny Depp.

Raportohet se Heard është detyruar tashmë që të shesë shtëpinë e saj në Yucca Valley, Kaliforni, pasi i duhet të mbledhë para për të paguar Depp pas humbjes së gjyqit.

Ajo duhet t’i japë atij një total prej 8.3 milionë dollarësh, ku 2 milionë dollarë do t’ia japë Depp asaj.

Tashmë, mësohet se ajo do të shesë shtëpinë e saj për 1 milionë dollarë, raporton TMZ. Shtëpinë ajo e bleu në vitin 2019.

Situata financiare e Amber Heard pas gjyqit ndaj ish-bashkëshortit të saj Johnny Deep nuk është aspak e mirë. Por tashmë aktorja befasoi duke deklaruar falimentimin pasi nuk ka mundur të paguajë gjobën e gjyqit ndaj Johnny Depp.

Në javët që zgjati procesi, rrjetet sociale u mbushën me video, komente, madje edhe transmetime live të dëshmive të dy aktorëve.

Sapo u dha vendimi nga gjyqtari, ekipi ligjor i aktores Aquaman i shpjegoi gjykatësit se ajo nuk kishte para të mjaftueshme për të shlyer borxhin.

“Ne besojmë se gjykata bëri gabime që penguan një vendim të drejtë dhe në përputhje me Amendamentin e Parë. Prandaj, ne po apelojmë vendimin,” tha më herët një zëdhënës i aktores Amber Heard në deklaratë.