Ramush Haradinaj lë të hapur bashkëpunimin me Albin Kurtin pas zgjedhjeve
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka vijakuqe për asnjë subjekt politik, mirëpo, koalicionet e mundshme mund të krijohen vetëm pas zgjedhjeve, ka deklaruar sot para gazetarëve kreu i këtij subjekti, Ramush Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Haradinaj i pyetur për ndonjë marrëveshje të mundshme tha se koalicione parazgjedhore nuk bëjnë me asnjë subjekt.

Megjithatë, pas zgjedhjeve nga AAK-ja e kanë lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit.

“Aleanca ka koalicion vetëm me qytetarin, nuk ka koalicione parazgjedhore, programi ynë jam i bindur se do të merr besimin e qytetarëve. Edhe oferta po kuptohet çdo ditë ma shumë, pas zgjedhjeve nuk paragjykojmë, e lëmë hapur mundësin e bashkëpunimit me partitë politike me cilëndo qoftë. Preferojmë me qytetarin me bë koalicion, jemi subjekt me vizion”, ka thënë ai.

Lideri i AAK-së është pyetur nga gazetarët për ndonjë koalicion të mundshëm me partinë e Albin Kurtit.

Ai ka thënë se nuk kanë vijakuqe për asnjë subjekt.

“Pas zgjedhjeve nuk kemi vijakuqe për asnjë subjekt, këto vijakuqe do të pengonin një shumicë”, ka thënë ai.
Shtuar më 13/01/2021, ora 13:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori