Ramush Haradinaj kthen sytë nga "nëna" dhe ka një thirrje për Ushtrinë e Shqipërisë
Pëlqej
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë një thirrje të hapur për partneritet Ushtrisë së Shqipërisë pas formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Pasi theksoi se Ushtria e Kosovës do të kujdeset për paqen dhe se nuk do të kenë asnjë doktrinë sulmuese, vetëm se mbrojtëse, Haradinaj iu drejtua Ushtrisë së Shqipërisë duke thënë: Ne kemi ardhur të fundit në rreshtin e ushtrive dhe kemi ardhur për paqe. I ftoj si fillim ushtrinë e Shqipërisë për partneritet, ashtu siç ftoj edhe atë të Malit të Zi. Po ashtu shpresojmë që të kemi paqe edhe me Serbinë.

Haradinaj theksoi gjithashtu se shqiptarëve iu është mohuar prej shekujsh të qënit ushtarë për vendin e tyre, veç se tani ka ardhur momenti, raporton Albeu.com.

"Rreshti është fjala dhe veprimi i parë që ushtari mëson kur hyn në ushtri. Ne shqiptarët, jemi bërë rresht në të gjitha ushtritë e botës. Kemi lënë nam për mirë në ushtritë ebotës, por na humbi e drejta që të jemi në rreshtin tonë. Tani po hyjmë në rreshtin e ushtrive të paqes në botë", tha ai.

"Ne vijmë të fundit në rreshtin e ushtrive të paqes dhe do të dalim të fundit prej këtij rreshti. SHBA-të i prijnë rreshtit të ushtrive të paqes në botë dhe ne e kemi nder që të rreshtohemi krah Amerikës. Ne do t'i qendrojmë besnikë miqve tanë", vijoi kryeministri i Republikës së Kosovës.

"I marr një fjalë gjeneralit Mattis kur thoshte: Nuk ka mik më të mirë se marinsat, por nuk ka armik edhe më të keq. E unë po them: Nuk ka mik më të mirë se FSK dhe nuk do të ketë armik më të keq se FSK", thejsoi ndër të tjera ai duke shtuar: "Sot janë gëzuar edhe ushtarët e Ibrahim Rugovës, po ashtu janë gëzuar edhe ushtarët e Adem Jasharit". /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2018, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori