Ramush Haradinaj i pikëlluar nga vdekja e Nënë Dritës
Pëlqej
U nda sot nga jeta Drita Bushati, një nga përkrahëset më të madha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tiranë.

Ky lajm është përcjellë edhe në Kosovë, ku më së shumti ka prekur ish-luftëtarët e UÇK-së.

Ish-komandanti i UÇK-së për zonën e Dukagjinit Ramush Haradinaj, është shprehur se ndarja nga jeta e Dritë Bushatit, nënës së UÇK-së në Tiranë, është një lajm i hidhur.

“Me dhimbje e keqardhje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënëmadhes sonë, Nënës Dritë Bushati, mbështetëses dhe përkrahëses së Luanit dhe shumë djemve të UÇK-së, në Tiranë, në vitet ’90.Në këto momente ndaj dhimbjen me të gjithë të pikëlluarit, edhe unë si një prej bijve të shumtë të saj, prej shumë atyre djemve të lirisë së Kosovës, për të cilët si një nënë e vërtetë qe kujdesur Nëna Dritë", ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Në fund, Ramush Haradinaj thekson se shtëpia e madhe e Nënës Dritë, e vëllait të tij Luanit dhe e të gjithë djemve të Kosovës ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori