Ramush Haradinaj duhet ta udhëheqë dialogun me Serbinë
Pëlqej
Sot u mbajt takimi i liderëve të koalicioni VLAN.

Në këtë takim, u vendos që Lëvizja Vetëvendosje të jetë bartëse e dialogut me Serbinë.

Mirëpo, për analistët politikë një gjë e tillë është e pakuptimtë, pasi dialogun duhet ta udhëheqë kryeministri, e që në këtë rast i nominuar për këtë post është Ramush Haradinaj.

“Këtë deklaratë më shumë e shoh për konsum të brendshëm, sesa që mund të merret si e mirëqenë në kuptimin se vërtetë VV-ja mund ta udhëheq dialogun shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Imer Mushkolaj.

Koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje me marrëveshjen mbi parimet janë pajtuar që dialogun ta udhëheq Vetëvendosje, ndërsa janë përcaktuar që të angazhohen për një dialog të përgatitur mirë, të fokusuar në çështjet me interes për Kosovën, duke u bazuar në parimin e reciprocitetit dhe respektimin e ndërsjellë të sovranitetit dhe integritetit territorial./albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori