Ministrja e Jashtme në detyrë, Meliza
Haradinaj Stublla, ka thënë se kryetari i subjektit që ajo i takon nuk ka hequr dorë nga dëshira për
president.
Më herët ishte bërë e ditur se AAK do të futet në zgjedhje me Haradinajn si kandidat për kryeministër, por
Stublla tha se ai ende nuk e ka lënë dëshirën e tij për të qenë
president i
Kosovës.
“AAK demanton burimet e mediave që kinse
Ramush Haradinaj ka heqë dorë nga kandidatura për
President. AAK konfirmon qartë se synon udhëheqjen e
Kosovës përmes
Ramush Haradinajt si
President i ardhshëm e Republikës së
Kosovës”, ka shkruar ajo.
Haradinaj kishte bërë të ditur kandidaturën e tij për
president të vendit para disa javëve.
Shtuar më 22/12/2020,
ora 21:10