Ramush Haradinaj do ekstradohet në Hagë?
Udhëheqësi i iniciativës qytetare serbe SDP, Oliver Ivanoviç, i cili prej tre vitesh ndodhet në paraburgim për shkak të akuzave për krime kundër popullatës shqiptare gjatë luftës së 1999, ka thënë se Ramush Haradinaj do të ekstradohet në Serbi.

"Unë nuk besoj se Haradinaj do të ekstradohet në gjyqësorin serb. Ka shanse që të jetë e interesuar Gjykata Speciale, e cila ka formalisht një zyrë në Prishtinë, por të gjitha rastet do të kryhen në Hagë.

Ai nga Parisi do të transferohet direkt në qytetin kryesor të Holandës. Kjo pa dyshim do të prodhojë pasoja të caktuara politike për Kosovë dhe Metohi, për shkak se qeveria nuk ka fuqi të vërtetë", ka thënë ai për gazetën serbe "Veçernje Novosti".

Kujtojmë se Haradinaj u arrestua pak kohë më parë nga autoritetet franceze në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. /albeu.com/


Shtuar më 27/01/2017, ora 13:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori