Crystal Palace tre “shuplaka” në drejtim të Arsenalit (VIDEO)

Crystal Palase ka “poshtëruar” Arsenalin në takimin e javës së 31-të në Premier League.

Skuadra vendase arriti të fitonte me shifrat 3-0 përballë “Topçinjve” të cilët në këtë mënyrë bëjnë një hap fals sa i takon zonës Champions.

Goli i parë i sfidës është shënuar në minutën e 16-të ku Mateta do të tunde rrjetën e Arsenalit, ndërsa pas 8 minutash do të ishte Ayew që do të dyfishonte shifrat për skuadrën vendase, ndërsa goli i tretë për Crystal do të vinte në pjesën e dytë në minutën e 74-të, ku Zaha do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore skuadra e Crystal Palace shkon në kuotën e 37 pikëve në vendin e 9-të, ndërsa Arsenali ngelet në vendin e 5-të me 54 pikë, po aq sa Tottenham i vendit të 4-të, por “topçinjtë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.04.2022 08:30