Nis në Shqipëri stërvitja e përbashkët shumëkombëshe “Defender 23”

Shqipëria pret sot për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23”

Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe do të zhvillohet nga sot në Tiranë deri më 23 qershor.

Ndërkohë, në Sheshin “Nënë Tereza” po mbahet edhe aktiviteti për nisjen e stërvitjes, ku i pranishëm është kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj e ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Rreth 7 mijë  trupa amerikane dhe 17 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere do të marrin pjesë në stërvitjen që do të shtrihet në 10  vende të ndryshme evropiane.

Në kuadër të stërvitjes rreth 7 mijë  pajisje u dërguan nga SHBA për në Evropë ndërkohë që do të angazhohen edhe 13 mijë pajisje të tjera, të nxjerra nga stoqet e të pozicionuara paraprakisht.